VIDEO/ Preçi: Investitorët e huaj prestanome, paratë e krimit në ndërtim dhe investime strategjike
Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, eksperti i ekonomisë, Zef Preçi foli edhe për situatën e ligjit të investimeve strategjike, që sipas tij ka anashkaluar të drejtën e pronës.
Sipas tij, investitorët e huaj janë thjeshtë prestanome të parave të krimit.
‘Investimet strategjike në ekonominë shqiptare, prej mandatit të parë të Ramës, janë parë të paktën në letra, si mundësi për të përshpejtuar zhvillimin.
Kur vijmë tek realizimi konkret kemi parë që janë anashkaluar të drejtat e pronësisë. Duhet lexuar edhe çfarë e shtyn përpara këtë proces.
Paratë e akumuluar në xhepat e segmenteve të caktuara të biznesit, të lobistëve, oligarkëve, segmenteve të krimit të organizuar, segmenteve të korruptuara të politikës, kërkojnë sferë investimi dhe përpiqen që të gjejnë mundësi.
Sfera e investimit më fitimpruresë për shumë kohë, mbetet ndërtimi.
Qytetarëve u afrohet që ka emër të huaj, mundësisht me mjekër dhe që flet mirë anglisht dhe pas disa ditësh zhduken këta dhe dalin poseduesit e vërtetë’, tha eksperti Zef Preçi në SYRI TV.