VIDEO/ Preçi: ‘Air Albania’ dëshmi e keqmenaxhimit të ndërmarrjeve publike, prej 6 vitesh nuk dorëzon bilancin
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me rrokullisjen drejt fundit të kompanisë ‘Air Albania’.
Gjatë bisedës, Preçi u shpreh se, kjo kompani është dëshmi e keqmenaxhimit të ndërmarrjeve publike dhe kjo po ndodh thuajse në të gjithë sektorin publik.
‘Janë dy elementë që nuk mund të injorohen dhe për fat të keq çojnë në këtë situatë.
E para është, mosdorëzimi i pasqyrave financiare, bilanceve në QKB prej 6 vitesh, dhe ato deklarimet e njohura që, jo shërben si fondacion, jo është për qëllime promorcionale.
E dyta është refuzimi i kryeministrit për të lejuar krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për udhëtimet e tij dhe përgjigjet e tij evazive, se jo më shumë se mesatarja e kryeministrave të mëparshëm dhe të tjera si këto.
Është një histori e rëndomtë e menaxhimit të sektorit publik dhe për fat të keq kështu ndodh në pjesën më të madhe.
Po marr ndërmarrjet e sektorit energjetik.
Ato janë vetëm në letra me fitim se, po ti shohësh raportet, borxhet mes tyre janë një element shqetësues i sektorit publik në tërësi.
Kjo është keqqeverisje.
Kjo nuk na gëzon, kjo është për të kuptuar se mungesa e transparencës në qeverisjen e aseteve publike, keqpërdorimi, përdorimi politik i aseteve, apo për grupe e klaneve të tjera. Të bësh qoka me copa Shqipërie, vetëkuptohet se çon në pasoja të tilla.
Detyrimet që nuk përmbush një shoqëri publike, do të përmbushen nga buxheti i shtetit, çka ndodh rëndom.’, theksoi eksperti i ekonomisë Zef Preçi në SYRI TV.