Dinamo City prezanton mbrojtësin portugez Andre Teixeira

Dinamo City ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit me përvojë Andre Teixeira, një goditje e rëndësishme në merkaton verore që forcon më tej repartin e mbrojtjes.

Klubi blu ka njoftuar se 32-vjeçari portugez ka firmosur kontratën dhe është gati të vihet nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Presidenti Adrian Bardhi vijon kështu të fuqizojë skuadrën, duke shtuar cilësi e eksperiencë pas afrimeve të mëparshme.

Teixeira është formuar te Porto dhe gjatë karrierës ka luajtur në Portugali, Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro. Tashmë ai do të mbajë fanellën blu të Dinamo City-t, ku pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në prapavijë.

Njoftimi i Dinamos

‘Klubi i Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin portugez Andre Teixeira. Lojtari 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe është gati për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Presidenti Adrian Bardhi bën goditjen e radhës, duke fuqizuar edhe mbrojtjen e skuadrës dinamovite, pas blerjeve të bëra më parë.

Andre Teixeira vjen te Dinamo City me një eksperiencë të konsiderueshme. Ai është formuar te Porto si futbollist dhe përveç disa skuadrave në Portugali, ka luajtur edhe në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro.’