SYRI TV/ Ulet numri i nxënësve në Shkodër, 300 të regjistruar më pak këtë vit
Këtë vit shkollor në Shkodër janë regjistruar 300 nxënës më pak dhe shkak është bërë emigracioni dhe ulja e numrit të lindjeve.
Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare Shkodër, Brisela Kadija pranon uljen e numrit të regjistrimeve teksa ndalet te sfidat e përhershme, bullizmi dhe përdorimi i celularëve nga fëmijët në shkolla.
Më tej Kadija shton se na pret një vit sfidues për disa faktorë, siç është edhe përdorimi i celularëve.
Konfliktet në shkolla dhe bullizmi vijojnë të mbeten problem, por Kadija thotë se është përgjegjësi edhe e familjes dhe bashkëpunimi duhet të ndodhë mes gjithë aktorëve përgjegjës.