SYRI TV/ Korçë – Mosha e tretë të vetmuar dhe të harruar, shteti asnjë ndihmë për të moshuarit e vetmuar

Braktisja e te moshuarve për shkak të emigrimit të fëmijëve jashtë vendit është një nga plagët e shoqërisë shqiptare. Por humbja e jetës së dy të moshuarve që jetonin vetëm në Korçë ka ngritur alarmin për ti dhënë një zgjidhje këtij fenomeni. Kostika Zdruli, punonjës social pranë Rezidencës së të Moshuarve në Korçë shprehet se kërkesat për të gjetur një vend strehimi në këtë rezidencë janë të mëdha, por numri i pranimeve është i ulët.

Syri tv

Kostika Zdruli, punonjës social pranë Rezidencës së të Moshuarve në Korçë, thotë se kjo situatë është e përhapur, teksa  thekson se kërkesat për t’u strehuar në rezidencë janë të shumta, por kapaciteti i saj është i kufizuar, vetëm 31 vende, duke lënë shumë të moshuar në pritje.

Specialistët theksojnë se rolin më të madh për të moshuarit e vetmuar e luan komuniteti, fqinjët dhe njerëzit më të afërt, që mund të vërejnë nëse diçka nuk shkon. Ndërsa fëmijët shpesh i ndjekin prindërit me kamera ose telefonata

Vetmia e të moshuarve po shfaqet çdo ditë e më shumë si një plagë sociale që kërkon zgjidhje. Institucionet hasin vështirësi për t’i strehuar e për t’u ofruar kujdes të specializuar teksa fqinjët në disa raste kanë qene indiferente. Kjo situatë nuk është vetëm në qytetin e Korçës, por edhe ne qytete te tjera dhe shkak për këtë është bërë largimi i fëmijëve në emigrim për shkak të pamundësisë për të jetuar në Shqipëri duke sjellë që prindërit e moshuar të jetojnë vetëm.