Bozdo: Rama flet për reformat në ujësjellës, por harron 12 vite dështime dhe korrupsion

Lidhur me deklaratat e Ramës për reformën në ujësjellës, ka reaguar edhe deputeti i zgjedhur i PD, Eno Bozdo. Në një postim në FB, Bozdo shprehet se Rama po sillet sikur nuk është përgjegjës për dështimin spektakolar të sektorit të ujësjellësit në 12 vitet e fundit.

Ai thekson se, pavarësisht qindra milionë eurove të investuara, shumica e qytetarëve ende përballen me mungesë uji, ndërsa humbjet në rrjet arrijnë deri në 70% në qendër të Tiranës.

Bozdo akuzon qeverinë se ka mbushur ndërmarrjet e ujësjellësit me militantë politikë dhe patronazhistë, duke larguar specialistët dhe profesionistët nga sektori.

Postimi i plotë në FB:

Sot Edi Rama foli përsëri për ndërmarrjet UKT (ujësjellësit), performancën e tyre dhe "reformat e pritshme" në këtë sektor kaq problematik. 

Ai u soll siç bën gjithmonë, sikur nuk është ai dhe qeveria e tij që e ka drejtuar sektorin prej 12 vitesh dhe që mban përgjegjësi të plotë për një dështim spetakolar me dashje!

Rama nuk përmendi premtimet e tij të pambajtura prej 12 vitesh, të furnizimit me ujë pa ndërprerje të gjithë Shqipërisë!

🏴 Në 12 vite të qeverisjes Rama, sektori i ujit është kthyer në gangrenë,  në sektorin më korruptiv dhe më të politizuar, ku qindra milionë euro janë "investuar" por popullata s'ka ujë dhe humbjet (dmth vjedhjet)në qendër të Tiranës shkojnë deri në 70%.

🏴 Ndërmarrjet UKT janë tejmbushur me patronazhistë dhe militantë politik të PS që paguhen vetëm për patronazhimin e votës. Inxhinierët dhe specialistët i kanë larguat prej kohësh.

🏴 Rama as që iu referuar situatës dramatike të mungesës së ujit të pijshëm, veçanërisht në zonat turistike të vendit, ku mungesa e ujit është shkatërruese për sektorin e turizmit.

🏴  Asnjë "reformë" nuk mund të ketë sukses kur njerëzit që e drejtojnë janë po të njëjtët. Ata njësoj do të vjedhin dhe njësoj do të korruptohen, sepse asgjë nuk do të ndryshojë përsa kohë Rama do të jetë në krye të vendit!