SYRI TV/ Blegtorët e Myzeqesë drejt falimentimit: Tufat po zhduken, baxhot po mbyllen...
Blegtorët e vegjël në fshatra të Fierit po shkojnë drejt falimentimit. Ata shprehen se kostot për mbajtjen e bagëtive dhe ne veçanti të lopëve u ka sjellë një kosto të madhe që ata nuk mund ta përballojnë. Blegtorët theksojnë se baxhot ia marrin qumështin me një çmim shumë të ulët dhe kjo rëndon në xhepat e tyre.
Syri TV
Blegtorë të vegjël të fshatrave Verri, Topojë, Seman, Seman Sektor e pohojnë se mbajta e bagëtive ka kosto. Në disa raste grumbullues qumështi u kërkojnë blegtorëve të vegjël që të bëjnë analizat e qumështit sa herë që e dorëzojnë tek baxhot, por kryerja e tyre rrit koston dhe boshatis xhepat e tyre.
Por teksa bujqësia ka nisur të tkurret, gjithashtu edhe ulja e numrit te bagëtive, kjo shkakton edhe largimin e banorëve duke sjellë boshatisjen e fshatrat e Myzeqesë.