Debati për burimin e Tragjasit/ Rama: Uji është i qeverisë, jo i atij që e ka më afër...

Në prezantimin e bërë për reformën në sektorin e ujit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek situata në Tragjas dhe kundërshtimet që janë hasur nga banorë të zones të cilët po mbrojnë burimin e ujit që mendohet se do të përdoret nga miqtë oligarkë të kreut të qeverisë..

Rama nënvizoi se në asnjë moment nuk është menduar nga qeveria që uji t’i merret disa banorëve, për t’ua dhënë disa të tjerëve. Ai shpjegoi se është bërë një monitorim prej 9 muajsh dhe se faktet kanë treguar që projekti ishte i drejtë.

Pra Rama e la të kuptohej gjatë prezantimit të operatorit kombëtar të ujit se ata që i dhanë votën në Tragjas këtë 11 maj do të mbeten së shpejti pa ujë dhe do të detyrohen të braktisin fshatin e tyre.

“Dhe në fund kam një fjalë për Tragjasin, të gjithë duhet ta kuptojnë që burimet ujore të republikës së Shqipërisë nuk janë të atij që i ka më afër, por janë të Republikës së Shqipërisë. Siç ua kam thënë banorëve të Tragjasit, nuk ekziston që qeveria e RSH që ministria t’i marrin ujin disave për t’ja dhënë disave të tjerëve”, tha Rama.

Këto ishin frazat që nxori nga goja kreu i qeverisë dhe që do të vihen siç duket ne zbatim së shpejti nga strukturat nën komandën e Ballukut. Qeveria, jo se do t'u garantojë ujë 24 orë shqiptarëve, por do të marrë ujin ku të mundet që oligarkët e Ramës dhe miqtë e tij të kenë ujë për resortet e hotelet që kanë pushtuar me ligj e pa ligj bregdetin shqiptar.