Cardi B e godet paparacin me stilolaps, e pyeti për thashethemet për shtatzani

Reperja Cardi B shkaktoi një moment tensioni të martën kur goditi me një stilolaps një paparac jashtë kamerave, i cili e pyeti për thashethemet virale mbi shtatzëninë e saj.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, paparaci i afruar rastësisht e pyeti artisten në lidhje me pretendimet se ish-i saj, Offset, po mburrej se “e kishte lënë shtatzënë për herë të katërt”.

Situata u tensionua më tej kur ai e pyeti Cardi B nëse kishte ndonjë “problem atësie me Stefon Diggs”, partnerin e saj aktual që nga qershori.

Reperja reagoi menjëherë, duke rrëmbyer një stilolaps nga një fans dhe duke e hedhur drejt paparacit, ndërkohë që e qortoi për “mungesë respekti”.

Ngjarja ndodhi ndërsa Cardi B po largohej nga gjykata në Los Angeles, duke bërë që momenti të bëhej viral në rrjetet sociale.