‘Dumani po heton Irena Gjokën’/ Avokati i Metës për SYRI-n: E kanë zgjedhur për t’i rënë opozitës...

Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka reaguar për SYRi-n, duke ngritur dyshime mbi shortin e hedhur nga Gjykata e Posaçme, e cila caktoi gjyqtaren Irena Gjoka për seancën paraprake, e cila do të vendosë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim ose jo.

Cakrani ka deklaruar se e prisnin që të ishte ajo, teksa e ka konsideruar si një short të dyshimtë dhe vë në dukje se kjo gjyqtare shfaqet në të gjithë proceset e eksponentëve të opozitës si Mediu, Beleri, Berisha dhe tashmë te Meta.

Gjithashtu avokati theksoi faktin se Irena Gjoka po hetohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe në një rast të tillë nuk ka logjikë, pasi kjo gjyqtare është zgjedhur për t'i rënë opozitës. 

Ai tha se nuk do e pranojnë si gjyqtare, jo vetëm për faktin e dënimit penal të saj dhe mashtrimet, por edhe sepse është anatemuar, si nga ana e Ilir Metës, po ashtu edhe prej tij.

Cakrani: Padyshim që kjo çështje dhe ky gjyq nuk ka shanse të përfundojë. Së pari duhet të kërkojë vetë dorëheqjen Irena Gjoka. E dyta nuk ka moralin, integritetin dhe figurën për të gjykuar ish-presidentin. Pra do gjykojë një kërkesë të Dumanit, ndërkohë që Dumani po e heton Irena Gjokën për dënimin në Greqi. Tani, ka logjikë juridike? Hajde de se për moralin s’po pyet njeri. Si thoni ju, do dalë kjo gjyqtare kundër Dumanit që po e heton? Këta kanë zgjedhur që për t’i rënë opozitës Irena Gjokën ndërsa për t’i rënë të vetëve Erion Çelën. Ilir Meta vetë dhe unë si mbrojtje kam kundërshtuar dhe akuzuar gjyqtaren. Si do lejohet një gjyqtare e tillë, ose unë ose ajo. Një gjyqtare që e zgjedhin si prezer**tiv pasi nuk gjetën asnjë provë për Ilir Metën, për të bërë çfarë i thonë.