Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinhon në stolin e Fenerbahces
Pas dështimit për t’u kualifikuar për fazën e grupeve të Champions League dhe shkarkimit të portugezit Jose Mourinho, skuadra e Fenerbahçes është në kërkim të një trajneri të ri.
Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, është ndër emrat që po merren në konsideratë për këtë rol.
Lajmi vjen nga mediat turke, që e shohin trajnerin italian si kandidat të fortë.
Një tjetër kandidat për stolin e Fenerbahce është edhe portugezi Sergio Conceiçao, i cili është rikthyer i gatshëm për të drejtuar një ekip pas largimit nga Milani.
Emri i trajnerit do të vendoset këtë javë.