Irena me tre mbiemra caktohet gjyqtarja paraprake për dosjen e ish-Presidentit Meta

Irena Gjoka, ose Irena me tre mbiemra, është caktuar gjyqtare paraprake për dosjën ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili gjendet prapa hekurave prej 11 muajsh tashmë

Gjyqtarja Gjoka e akuzuar për shkelje ligji dhe për mashtrim nga opozita shqiptare, do të vlerësojë veprimet e Prokurorisë dhe do të vendosë nëse do të kalojë dosja për gjykim, do të kthehet për hetime të mëtejshme, apo ajo do të pushohet.

Kujtojmë se lidhur me hetimet politike ndaj ish Presdientit të Republikës, Prokuroria ka marrë të pandehur përveç Ilir Metajt edhe shtetasit: Monika Kryemadhi, Ema Çoku, Fatime, Kryemadhi dhe Piro Xhixho.