Moment special për Shkodran Mustafin, do të debutojë kundër Shqipërisë

Shkodran Mustafi, fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në gusht u bë ndihmëstrajner i përzgjedhësit Di Salvo, te Gjermania U-21.

Interesant është fakti se në ketë post të ri, Mustafi do të debutojë në duelin ndaj Shqipërisë U-21 që do të luhet të premten në “Elbasan Arena”.

Një ndeshje që ish-futbollisti me origjinë shqiptare do ta mbajë mend gjatë, duke qenë se është në hapat e karrierës së trajningut. 

Trajneri i i Gjermanisë U21, Antonio Di Salvo, ka vlerësuar  Shkodran Mustafin.

Ai ka thënë se Mustafi do t’i shërbejë shumë gjatë punës së tij me ekipin e 21-vjeçarëve.

“Nëse ndihmëstrajneri im dikur ka qenë lojtar mbrojtës, e pyes se cilat dobësi mund të shfrytëzoj te mbrojtësit. Me Shkodranin, kemi një ish-lojtar me përvojë në ekip. Ai mund të ofrojë shumë mendime dhe unë patjetër do të kërkoj mendimin e tij”, ka thënë Di Salvo.