Hiqeni nga priza këtë pajisje ndërsa flini, nuk është e sigurt dhe mund të rrisë faturën e energjisë elektrike
Shumë familje pa e vënë re lënë pajisje të caktuara të lidhura në prizë gjatë natës, duke shtuar jo vetëm shpenzimet e energjisë, por edhe rrezikun e zjarrit.
Ekspertët paralajmërojnë se televizori, dekoderi ose konsola e lojërave vazhdojnë të konsumojnë energji elektrike edhe kur janë “të fikur”, për shkak të gjendjes së tyre të gatishmërisë.
Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, deri në 75% e konsumit të disa pajisjeve elektronike ndodh pikërisht kur ato nuk janë në përdorim aktiv, por ende të lidhura në prizë.
Për të shmangur këtë, rekomandohet që pajisjet të shkëputen nga priza kur nuk përdoren për një kohë të gjatë, të përdoren kabllo zgjatuese me çelës, të blihen pajisje me etiketën konsum i ulët energjie (
Ndërkohë, organizata britanike Electrical Safety First paralajmëron se lënia e karikuesve dhe pajisjeve të tjera të lidhura pa mbikëqyrje, sidomos në instalimet e vjetra elektrike, mund të çojë në mbinxehje dhe rrezik potencial zjarri.
Ekspertët theksojnë se edhe pse secila pajisje konsumon pak më vete, së bashku ato mund të sjellin humbje të konsiderueshme energjie në nivel familjar dhe kombëtar.