Unaza e fejesës i vjedh sërish vëmendjen Georgina Rodriguez në daljen publike

Georgina Rodriguez u kujdes që ta prezantonte si duhet unazën e saj të fejesës prej 30 karatësh në Festivalin e Filmit në Venecia.

Modelja u shfaq për herë të parë në publik pas fejesës me Cristiano Ronaldo. Ajo ndaloi të pozonte përpara kamerave pasi mbërriti me një taksi uji, e veshur me një golf të zi dhe fund me dantellë nga Oscar de la Renta.

Sigurisht nuk munguan as bizhuteritë e tjera prej diamanti si një spilë, unaza dhe vathë.

Çifti i famshëm kanë 8 vite bashkë, por pak javë më parë njoftuan fejesën. Georgina ndau një foto të unazës me një diamant verbues . Ata kanë dy fëmijë bashkë, vajzat Alana, 7 vjeçe dhe Bella, 3 vjeçe.