Lëvizje e paprecedentë nga Getafe, regjistron gjashtë afrime në minutat e fundit
Getafe ka ofruar një skenar të pazakontë në fundin e merkatos verore, duke regjistruar gjashtë lojtarë të rinj vetëm pak minuta para mbylljes së afatit kalimtar. Një lëvizje e tillë, nëse nuk është e paprecedentë, të paktën është mjaft e rrallë në futbollin spanjoll.
Skuadra e José Bordalás, që e nisi sezonin me dy fitore dhe një humbje në tri javët e para të La Ligës, do të ketë tani në dispozicion përforcime të rëndësishme në çdo repart.
Të ardhurit e fundit te Getafe janë:
- Abdel Abqar, qendërmbrojtës nga Alavés
- Kiko Femenía, mbrojtës i djathtë nga Villarreal
- Yvan Neyou, mesfushor nga Leganés
- Javi Muñoz, mesfushor nga Las Palmas
- Juanmi, sulmues anësor nga Betis
- Álex Sancris, sulmues anësor nga Burgos
Me këto afrime të vonshme, drejtuesit e klubit synojnë t’i japin Bordalás-it më shumë alternativa dhe konkurrencë, duke e bërë ekipin më të balancuar për sfidat që e presin gjatë sezonit.