'Rama në Bled sulmoi SHBA-në' Gjokutaj: Ja pse Dumani u thirr në Washington
Avokati Genc Gjokutaj analizuan vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani sot në Uashington.
I ftuar sot në studion e 'Task Force' në Syri Tv, Gjokutaj thotë se zyrtarët e lartë amerikanë do i kërkojnë Dumanit të merret me aferat e qeverisë Rama.
“ Dumani nuk është thirrur për partneritet. Thirrja e Dumanit përkthehet me ‘that’s enough (shqip: boll). Ata e dinë shumë mirë se çfarë ka bërë, se çfarë u bë me Beqejn që del e hyn në spital, kërcënon rojen. Merret Erion Veliaj sikur e çojnë për drekë.
Thirrja i jep kuptim gjendjes ku ndodhet Shqipëria, e faktorët e ekuacionit janë Rama, Dumani.
Rama dje në Bled mohoi vizitën në Moskë dhe sulmoi Amerikën. Vajtja e Dumanit urgjentisht në Uashington, thirrja e tij do shikojmë çfarë impakti do të ketë.
Sorosi, reforma dhe Dumani janë piramida me kokë poshtë. Në platformën e Sorosit, drejtësia e re është një nga anekset. Për ti kërkuar Dumanit që të merret me kryeministrin, me sekretarin e Përgjithshëm"