Rama me Sergei Lavrov në Moskë/ Gjokutaj: Shqipëri moj zonjë e rallë...i nis djemtë për në Evropë, ata kthejnë për Rusi
Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës në Samitin e Bledit, ku ky i fundit u shpreh se ‘Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.”
Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj ka shpërndarë një foto të Edi Ramës, me Ministrin e Jashtëm Rus Sergei Lavrov dhe dy gazetarët Taulant Balla dhe Baton Haxhiu, në Rusi, duke ironizuar se ‘KM ynë duke “lobuar” për hapjen e kapitujve të Shqipërisë me BE në Moskë!’
‘Shqipëri moj Zonjë e rrallë! Shumë je mërzitur Ti! I nis djemtë për në Evropë! Ata kthejnë në Rusi!’, shkruan Gjokutaj.
Postimi i plotë:
Viti 2020! 26 shkurt! Dimër i madh! KM ynë duke “lobuar” për hapjen e kapitujve të Shqipërisë me BE në Moskë! Edhe me Batonin për Kosovën! Balla mban procesverbalet! Rron për me kallëzue! Në foto me Ministrin e Jashtëm Rus Sergei Lavrov dhe dy “patriotët” më të thekur të Shqipërisë Baton Haxhiu dhe Sokol Balla!
Shqipëri moj Zonjë e rrallë
Shumë je mërzitur Ti
I nis djemtë për në Evropë
Ata kthejnë në Rusi!