SYRI TV/ Fshati Vallas në Elbasan ‘i plakur’ - Të rinjtë ikin, fshati shpopullohet

Fshati Vallas në Elbasan nuk i ka shpëtuar shpopullimit. Mosha e tretë e cila tashmë ka mbetur në fshat shprehet se janë lënë në harresë, teksa fëmijët janë larguar jashtë vendit pasi në këtë zonë nuk ka mundësi punësimi.

Syri TV

Dyer të mbyllura me dryni, dritare të mbuluara me grila teksa në rrugë sheh rrallë të moshuar. Kjo është panorama që to ofron fshati Vallas në Elbasan duke na treguar se edhe ky fshat nuk i ka shpëtuar shpopullimit. Banorët shprehen se mosha e tretë ka mbetur teksa të rinjtë janë larguar jashtë Shqipërisë duke e lënë këtë zonë të shkretë.

Sipas tyre muajt e verës janë te vetmit kur fëmijët e tyre  kthehen për ti vizituar dhe më pas largohen për tu rikthyer ne vendin e emigrimit. Banoret shprehen se ndihen te harruar nga qeveria e ndonëse një prej fshatrat e bashkisë Elbasan askush nuk kujtohet për ta apo për problematikat e zonës.