SYRI TV/ Fermerët e Ormanit s’kanë ujë për vaditje, fermerët: Prodhimi po thahet në toka
Përveç mungesës së punës për të rinjtë, të cilët tashmë kanë marrë rrugën e emigrimit, fshatrat në Korçë po vuajnë edhe mungesën e ujit të vaditjes, duke i detyruar banorët të braktisin fshatin dhe bujqësinë.
Fermerët e Ormanit në Pojan shprehen se çdo vit zvogëlohet hapësira për mbjellje për shkak të ujit.
Madje edhe ata që kanë mbjellë grurë, fasule apo edhe perime u janë tharë duke detyruar fermerët të lënë tokat djerrë duke ngritur kokën lartë për të pritur rënien e shiut.
Fermerët për këtë situata fajësojnë bashkinë që sipas tyre u premton rregullimin e sistemit të vaditjes, por fjalët kanë mbetur vetëm premtime, pasi në terren nuk është bërë asgjë duke detyruar që ata të ulin hapësirën e tokës së mbjellë.