Bëhen virale pamjet teksa atleti i gjuan në të pasme dhe…/ Cardi B bën zyrtare romancën me partnerin e ri!

Reperja e njohur Cardi B ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj të re me atletin e NFL-së, Stefon Diggs. Ajo publikoi një video në Instagram, ku shfaqej duke bërë “twerk” para partnerit të saj të ri, i cili reagoi duke e qëlluar në të pasme.

Në të njëjtin postim, Cardi B ndau edhe foto intime me Diggs në një varkë, si dhe pamje nga një dhomë e mbushur me trëndafila të kuq, dhuratë romantike nga futbollisti.

“Kapitulli 5… Përshëndetje Kapitulli 6,” shkroi ajo në mbishkrimin e postimit, duke lënë të kuptohet për fundin e marrëdhënies së saj me Offset dhe nisjen e një kapitulli të ri në jetën e saj sentimentale.