Jamie Vardy prezantohet te klubi që po surprizon në Seria A

Jamie Vardy është prezantuar te Kremoneze, duke konfirmuar surprizën e kësaj merkato vere.

Klubi italian është një ndër më modestët në Seria A, megjithëse e ka nisur mjaft mirë këtë sezon.

Pas tre javësh të luajtura numëron 6 pikë. Fitoret erdhën fillimisht ndaj Milanit dhe së fundmi Sasuolos.

Vetë Vardy e ka eksperiencën e parë në Itali. 38-vjeçari u largua nga Anglia si legjendë e Leicesterit.

Me këto të fundit qëndronte për 13 vite. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe titullin kampion.