I biri simpatizant i flaktë i PS, Artan Çupi anëtar i Kolegjit Zgjedhor, a mund të marrë një vendim të drejtë për 11 majin

Partia Demokratike ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një ditë më parë padinë për të kundërshtuar vendimin që vulosi 83 mandatet e shumicës qeverisëse të Edi Ramës.

Partia Demokratike kndërshton vendimin e Komisionit Rregullator, i cili shpalli rezultatin përfundimtar të 11 majit.

Në padi, e cila mban firmën e përfaqësuesit ligjor Franci Nuri, PD-ASHM kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me argumentin se procesi është shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.

Por nëse i hedh një sy rrjeteve sociale kupton se kush janë ata që do të gjykojnë ankimimin e Partisë Demokratike. Njëri prej tyre është edhe Artan Çupi i cili si Gjyqtar i Gjykatës së Matit u pezullua nga KPK për probleme të profesionalizmit, por ia doli të përmirësohej pas një viti në Shkollën e Magjistraturës dhe KPK e konfirmoi atë në detyrë.

Tani ai ka në dorë bashke me disa të tjerë edhe fatin e 11 majit, zgjedhje me një manipulim monstruoz që janë denoncuar me fakte nga opozita por edhe nga ndërkombëtarët.

Në rrjetet sociale djali i Çupit, Elio, shikohet si një simpatizant i flaktë i rilindjes. Pra atyre që manipuluan dhe vodhën votat e 11 majit. Gjatë gjithë kohës së fushatës ai ka ndarë në rrjetet sociale postimet e eksponentëve të rilindjes jo vetëm të qarkut të Dibrës por edhe udhëzimeve të Partisë Socialiste në qendër.

Dhe tani mund te shtrohet vërtet pyetje, nëse mund të marrë vendim të drejtë për zgjedhjet një gjyqtar, i biri i të cilit është simpatizant i flaktë i rilindjes.