Akuzat për lojëra fati, armë dhe nxjerrje sekreti/ Djali i ish-shefit të SHISH u kap me drogë dhe u lirua pas ndërhyrjes...

Prokuroria e Beratit ka marrë nën akuzë ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qytet, A. Sh., si dhe djalin e tij, P. Sh., për tre vepra penale të rënda: organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, si dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Në lidhje me lajmin e publikuar për akuzat e rënda në drejtim të ish-shefit të SHISH Berat, Aleksadër Shulla dhe djalit të tij, një denoncim ka ardhur në redaksinë e SYRI-t.

Sipas denoncuesit, djali i ish-shefit të SHISH, në shtator të vitit 2022 është kapur me lëndë narkotike nga Policia e Beratit, por është lënë i lirë.

‘Pas ndërhyrjeve të të jatit të tij dhe Fatjon Shehut atëherë Drejtori i SHISH Fier sot Dr i SHISH Tiranë është lënë i lirë’, thuhet në denoncim.

Denoncimi i plotë:

Më fal që po të sheqtësoj por sapo dëgjova tek syri.net lajmi mbi ish drejtorin e ShISH Berat Aleksandër Shulla dhe djalit të tij.

Mund të jap një informacion tjetër pasi skam kujt tja jap?

Djali i A. Shullës në Shtator të 2022 është kapur me lëndë narkotike nga Policia e Beratit.

Pas ndërhyrjeve të të jatit të tij dhe Fatjon Shehut atëherë Drejtori i SHISH Fier sot Dr i SHISH Tiranë është lënë i lirë.