Të gjithë ishin të dehur... Si vdiq turisti francez në resortin e njohur në Sarandë, detaje nga ngjarja tragjike

Marvin Feneuille, 28 vjeç, turist nga Franca, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në rrugën “Butrinti”, pranë resortit të njohur në Sarandë. sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja e SYRI TV, i riu ndodhej në Shqipëri prej disa ditësh për pushime dhe ishte i shoqëruar nga miqtë e tij.

Grupi kishte konsumuar alkool dhe po ecte në këmbë në zonën turistike kur ndodhi ngjarja. Në një moment, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në një hapësirë të pambrojtur pranë resortit. Rënia rezultoi fatale, pasi Marvin ndërroi jetë në vend, para mbërritjes së ambulancës.

Në spital, mjekët konstatuan zyrtarisht vdekjen e tij. Policia po vijon hetimet për të dokumentuar me saktësi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.