'2 shtatori, ditë zie kombëtare'/ Nisin homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti
Homazhet për nder të ikonës së kinematgrafisë Dhimitër Anagnosti kanë nisur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Ndërkohë që Qeveria ka vendosur që të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Anagnostit.
Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.