Llangozi: Administrata nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë avokati Arben Llangozi. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën aktuale politike ne vend pas aksioneve të propagandës qeveritare me prishje dhe tritol. Sipas avokatit Llangozi, “administrata nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit në Shqipëri”.

Arben Llangozi: Unë e lashë punën në muajin gusht, por u mora me shërbimin ndaj qytetarit. Sepse kur në shikojmë që administrata në mes të ditës lejon të ndodhin krime, policia e shtetit në bashkëpunim me institucionet e tjera, lejojnë të ndodhin krime. Dhe në këto kohë në serviret që shteti është duke punuar, duke prishur objekte pa leje. Dhe në shumë raste prishen ato objekte të cilat janë pa mbrojtje dhe kjo më ka bërë që unë të bëhem pjesë e problemeve të qytetarëve të ndryshëm por edhe të atyre që nuk kanë mundur të ndërtojnë pa leje. Sepse kjo është e rëndë që një shtetas, një qytetar të dalë në mes të ditës në mes të prezencës së institucioneve shtetërore dhe aq më tepër kur ka edhe kallëzime dhe që shteti është inegzistent. Kjo është, jo më për tu larguar nga Shqipëria port a kemi edhe me vite dritë larg. Sepse vendi jonë është kthyer në një administratë që nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të krimit.

Flavio Qarri: Dikur keni qenë një nga ekspozuesit më të mëdhenj të situatës në Sarandë. Tani keni zgjedhur Vlorën…

Arben Llangozi: Jo se Saranda apo qytetet e tjera janë më pak të inkriminuara. Të mos harrojmë që në Durrës, vetë ai që kishte për detyrë të luftonte ndërtimet pa leje, kishte ndërtuar një kompleks gjigant. Dhe aq me tepër për këtë që po flitet, tokën ku ishte ndërtuar kompleksi nga drejtori i kësaj qeverie, ishte marrë nga prokurorja nga një i pandehur i cili nuk kishte lekë dhe i kishte marrë tokën. Pra ky është një veprim korruptiv që ka ngelur pa u hetuar Dhe personi që u nxor nga burgu bëhet edhe menaxher i gjithë kompleksit. Është për të ardhur keq në mënyrën se si funksionojnë.

Tani kalojmë tek Vlora. Një vend jo me pak i korruptuar nga prokuroria dhe institucionet. Vlora është një nga qytetet që ka prokurorinë me të korruptuar dhe më të inkriminuar....