Zgjidhet ‘lëmshi’, Nikolas Xhekson prezantohet te Bajerni: Është një nga klubet më të mira në botë

Nikolas Xhekson është zyrtarisht lojtar i Bayern Mynih. Klubi bavarez e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare.

Lojtari 24-vjeçar senegalez u bashkua me gjermanët nga Çelsi në formë huazimi dhe do të veshë fanellën me numër 11.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bajern është një nga klubet më të mira në botë. Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu dhe e dinë se ky klub është sinonim i suksesit të madh.

Kam qëllime dhe ëndrra të mëdha këtu dhe do të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar Bajernin të fitojë më shumë tituj”, deklaroi Xhekson.