Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në Levan - Vlorë, vdes edhe pasagjeri i kamioçinës
Ka shkuar në dy numtri i viktimave të aksidentit të ndodhur mesditën e së hënës në autostradën Levan–Vlorë.
Ka ndërruar jetë edhe pasagjeri i kamioçinës, Artan Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani.
Kamionçina doli nga rruga dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në anë të saj.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, kamionçina u godit nga një automjet tip Dacia, në të cilin udhëtonin dy shtetase të huaja.