Tenis/ Sinner dhe Swiatek sigurojnë çerekfinalet e ‘US Open’
Pas përfundimit të raundit të katërt të grand slam “të US Open”, janë përcaktuar tetë tenistët çerekfinalistë në secilën kategori. Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, është një mes tyre.
Italiani fitoi 3-0 (6-1, 6-1, 6-1) ndaj A.Bublik, ndërkohë që një biletë për në çerekfinale ka siguruar edhe italiani tjetër Lorenzo Musetti.
Më tej avancojnë edhe australiani Alex de Minaur dhe kanadezi Auger Aliassime.
Te femrat, tenistja japoneze Naomi Osaka mposhti 2-0 numrin 3 në botë, amerikanen Coco Gauff (6-3, 6-2).
Nuk zhgënjen tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, që kualifikohet më tej.
Në çerekfinale shkon edhe numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, që mundi 2-0 (6-3, 6-1) E.Alexandrova.
Tenistja e fundit që avancon në fazën çerekfinale është çekja Karolina Muchova, që mundi M.Kostyuk.