Zyrtare, Adrien Rabiot firmos me Milan deri më 30 qershor 2028

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht afrimin e mesfushorit francez Adrien Rabiot nga Olympique Marseille. Lojtari ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028.

Adrien Rabiot, i lindur më 3 prill 1995 në Saint-Maurice të Francës, u rrit në akademitë e futbollit francez dhe debutoi me Paris Saint-Germain në vitin 2012. Pas një sezoni huazim te Toulouse, ai rikthehet te PSG, ku regjistron 227 paraqitje dhe 24 gola, duke fituar pesë tituj të Ligue 1, dy Superkupa të Francës, pesë Kupa të Ligës dhe katër Kupa të Francës.

Në vitin 2019 transferohet tek Juventusi, ku regjistron 212 paraqitje dhe 22 gola, duke fituar një Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë italiane. Në 2024 kthehet në Francë te Marseille, duke shënuar 10 gola në 32 paraqitje.

Në nivel kombëtar, Rabiot debutoi me Francën e madhe në nëntor 2016 pas një rrugëtimi të suksesshëm në ekipet e të rinjve. Ai ka regjistruar 53 paraqitje dhe 6 gola me kombëtaren, duke fituar edhe Ligën e Kombeve në 2021.

Ky transferim forcon mesfushën e Milanit dhe e kthen Rabiot-in në Serinë A për një tjetër etapë të karrierës së tij të suksesshme.