‘Bomba’ e Palumbos: Trump e urren McGonigalin, e ka vendosur në krye të listës së hakmarrjes! Soros dhe i biri krijuan narkoshtetin shqiptar dhe po përfitojnë prej tij

Gazetari dhe studiuesi i njohur amerikan, Matt Palumbo, bëri deklarata shumë të forta në intervistën e tij për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV.

“A duhet të hetohet aktiviteti i Sorosit në Shqipëri? Po.

Shqipëria nuk është një vend brenda radarit të Donald Trump, megjithatë Trump ka një arsye pse duhet të shqetësohet sepse ai e urren Charles McGonigal. Unë e di që publiku që ju ndjek e di kush është McGonigal. Dihet që ai ka punuar me Edi Ramën në shumë aktivitete korruptive atje.

Në Amerikë ai ishte personi që në FBI hapi një çështje kundër Donald Trump sikur kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me Rusinë. Qëllimi pse e hapi këtë hetim ishte që të sulmonte administratën Trumo dhe të hidhte hije dyshime mbi legjitimitetin e tij si president. Trump ka një inat me McGonigal dhe gjatë këtij mandati të dytë të Trump ka shumë ngjarje. Ai po hakmerret ndaj shumë armiqve politikë që i ka nga mandati i parë dhe ndaj personave që e kanë sulmuar me padi kur Biden ishte president. Dhe McGonigal është në krye të listës,” tha Palumbo.

“Ju përmendët edhe Aleks Sorosin. Kur unë kam hetuar dhe kam parë postimet e Aleks Sorosit në median sociale, kam gjetur gati 20 takime individuale që Aleksi ka zhvilluar me Edi Rmën që nga viti 2021. Berisha thotë se takohen çdo dy javë, që do të thotë se pjesa më e madhe e takimeve të tyre nuk janë të dokumentuara në rrjetet speciale. Me siguri ka diçka për të fshehur për këtë.

Aktiviteti i George Soros në Shqipëri është i mirëdokumentuar, mirëpo Aleksi mbetet mister. Askush nuk e di me saktësi se me çfarë merret në Shqipëri. Por me dikë me pasurinë që ka, duhet të ketë një arsye. Mund të jetë i përfshirë për qëllime financiare. Mund të flasim se si Shqipëria është kthyer në një narkoshtet falë George Sorosit dhe Aleks Sorosit.

Aleksi mund të jetë duke përfituar prej kësaj, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

Hetimet e zhvilluara në themel prej SHBA prej Shqipërisë duhet të jenë më të thelluara. Të gjithë institucionet që mund ta hetojnë këtë janë të kontrolluara nga Partia Socialiste dhe nuk do hetonin ndaj vetes së tyre. Kështu që do e ketë detyrë SHBA,” theksoi Palumbo.

Sipas tij, Soros e ndihmoi Edi Ramën që të kapë shteti përmes reformës në drejtësi.

“Mendoj se forma më të thjeshtë për ta përcaktuar është kapja e shtetit. Ai po reformonte sistemin tuaj të drejtësisë, njësoj me financimin e prokurorëve që përmenda më herët.

Ndikimi më i madh negativ i reformës në drejtësi ishte se krijoi një grumbullim të çështjeve që do duhen dekada për t’i trajtuar, ndihmoi kriminelët dhe trafikantët sepse ata nuk luftohen kur ka kaq shumë pengesa burokratike. Po t’i kthehemi vitit 2014, llogaritet se trafiku i drogës përbente 3 perqind të ekonomisë shqiptare. Në vlerësimet e fundit, ky trafik përben rreth 30 përqind. Efektet kanë qenë shkatërrimtare për shqiptarët, veçanërisht në fushën e pasurive të paluajtshme. Nëse ndërtohet kaq shumë, çmimet duhet të bien në vlera dyshifrore. Por bumi i ndërtimeve financohet tërësisht nga trafiku i drogës dhe çmimet nuk bien. Unë kam parë vlerësime se gati 60 përqind e parave të investuara në këto ndërtime janë nga trafikantët e drogës. Edi Rama e ke lejuar këtë.

Dy nga ministrat e brendshëm të Edi Ramës janë akuzuar për trafik të drogës. Vetë vëllai i tij është hetuar nga SPAK për çështje që lidheshin me trafikun e drogës. Por këto kanë ngelur si pikëpyetje, vetëm si akuza, por nuk është burgosur vëllai i Edi Ramës. U duk sikur SPAK ishte i paanshëm, por rezultati ishte i paracaktuar. Ka edhe shumë anëtarë të tjerë të qeverisë së Edi Ramës që kanë qenë të lidhur me rrënjët e trsfikut dhe rrjetit të Sinaloas apo rrjete të tjera.  

Pra, nuk do të bëja gabim të sugjeroja se Edi Rama po përfiton nga trafiku i drogës,” shtoi gazetari i njohur.