Rusia mohon se a ndërhyrë në GPS-in e avionit të Von der Leyen, u ndërpre gjatë uljes në Bullgari

Rusia ka mohuar përfshirjen në dështimin e sistemeve të navigimit GPS në aeroplanin ku udhëtonte shefja e BE-së Ursula von der Leyen gjatë udhëtimit të saj në Bullgari dje.

"Informacioni juaj është i pasaktë," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për Financial Times, pas raportimeve se pilotët duhej të mbështeteshin në harta letre për të ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Plovdivit.

LEXO EDHE: Incidenti me avionin e Von der Leyen/ Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së: Do të forcojmë mbrojtjen satelitore kundër bllokimit të GPS-it

Një zëdhënës i BE-së tha se : "Ne kemi marrë informacion nga autoritetet bullgare se ata dyshojnë se kjo ndërhyrje e hapur është kryer nga Rusia."