VIDEO/ Neza: Vendet e BE do kalojnë në filtër Edi Ramën, siç po bëjnë tani me Vuçiçin

Gazetari Sami Neza i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se, Ramës i ka ardhur dita që vendet e Bashkimit Europian të kalojnë në filtër qeverisjen e tij dhe filtri nis nga zgjedhjet, ku Rama nuk kalon.

Gjatë bisedës, Neza e krahasoi atë që do të ndodhë më Ramën, atë çfarë po ndodh sot me Aleksandër Vuçiç në Serbi.

‘Si në rastin e Vuçiç nuk kemi vetëm një verifikim nga Komisioni apo institucionet e Bashkimit Europian.

Kemi një verifikim nga qeveritë e vendeve të BE-së njëra pas tjetër, dhe ky ballafaqim do të ndodhë edhe me qeverinë e Ramës dhe me Ramën vetë.

Shqipëria dhe aktorët kritikë ndaj Ramës, kanë qenë të pazot për të paraqitur pamjet negative të Ramës tek BE dhe Komisioni Europian.

Por do të jetë shumë më e thjeshtë leximi i Ramës ashtu siç është nga qeveritë përkatëse dhe qeveritë e vendeve.

Edhe ajo që po ndodh në rastin e Vuçiç është se ka kaluar filtri nga Komisioni Europian tek qeveritë e secilit prej vendeve të BE, që secila ka një filtër të vetin dhe ky filtër nuk ka të bëjë veç me sigurinë dhe gjeopolitikën, por dhe me standardet e demokracisë.

Standardet e demokracisë nisin tek zgjedhjet dhe në Shqipëri, ata e dinë pak a shumë për shkak të dosjeve që kanë sjellë vetë, e dinë që këtu ka deputetë të Amerikës Latine në parlamentin tonë, që do bëjnë mazhorancën e cilësuar dhe do kalojnë kodin penal.

Ata do votojnë ku ndër të tjera është dhe neni që na ndalon ne, të themi këto gjëra që po themi sot’, theksoi Sami Neza në SYRI TV.