VIDEO/ Çollaku: SHBA ka marrë përgjimet e SKY për lidhjet shqiptare politikë-krim. SPAK nuk prek dot dy dosje
Ka nisur sezoni i ri i ‘Task Force’ nën drejtimin e Sonila Meços në SYRI TV.
Dhe emisioni nisi aty dhe ku u la, hallet e Shqipërisë dhe fakti që SPAK nuk prej dot Edi Ramën dhe qeverisjen e tij.
I ftuar në ‘Task Force’ gazetari Basir Çollaku ka treguar se, SPAK nuk prek dot dy dosje, atë të tenderava të AKSHI-t ku është e përfshirë Linda Rama dhe një tjetër dosje të denoncuar prej 2 vitesh që ka të bëjë me anetarën e KLGJ-së, Genta Bungo.
Çollaku tha gjatë debatit, se SHBA ka marrë përgjimet në SKY të seksionit shqiptar, për lidhjet e politikës me krimin dhe drejtësinë.
‘Prej 6-7 muajsh, amerikanët kanë marrë gjithë arkivin e përgjimeve të SkyEncro të fashës 6-vjeçare, për pjesën shqiptare, ky është përfshirë, politika, krimi dhe drejtësia shqiptare.
Që nga 2013 është shpërndarë dokumenti i Soros se, çfarë do të bëjmë me drejtësinë? Do bëjmë një drejtësi, për ta vënë në duar të Ramës, dhe sot çfarë kemi?
Për 1 muaj janë disa prokurorë e gjyqtarë që dhunohen nga kryeministri i vendit. As KLGJ dhe as KLP nuk kanë kokërr takati, guxim dhe kurajo për të reaguar dhe mbrojtur.
Ata janë të shantazhueshëm, prandaj nuk reagojnë. Njëra është votuar për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e tjera rrugës, Genta Bungo dhe anëtarja e KLGJ.
Bungo ka mbi dy vite që drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe Shërbimi Informativ e kanë denoncuar në strukturën e posaçme në SPAK, për papërshtatshmëri të figurës në raport me një subjekt.
Dhe prej dy vitesh, SPAK duke nisur nga mesazhet që shkojnë nga kryeministri, ata nuk i hetojnë.
Është ngjarja e Danjel Shimës. Ishte arkivi i informacioneve të tenderave të baxhanakut të burrit të motrës së Lindra RFamës. Pse ti biem nga ‘kina’, është kjo zonjë aty e përfshirë.
Janë dy dosje të denoncuara nga ish-zv/kryeministri Ahmetaj për AKSH-in, janë 180 mln euro.
Policë gjoja të veshur me uniformë kanë shkuar në një nga banesat e Shimës, në momentin që u raportua se po vjen policia, se uniforma të tilla kanë pasur dhe vetëm heshtja e tij, ka bërë që ai të jetë gjallë.
Çfarë ka arkiva e tij, për tenderat, pazaret dallaveret’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.