Pështyu pjesëtarin e stafit kundërshtar, Luis Suárez rrezikon dënimin e rëndë
Sulmuesi i Inter Miami, Luis Suárez, është në qendër të kritikave të mëdha pas incidentit të ndodhur në finalen e Leagues Cup kundër Seattle Sounders. Pas humbjes 3-0 të skuadrës së tij, uruguaiani u filmua teksa pështynte Gene Ramirez, drejtor i sigurisë së klubit kundërshtar.
Seattle fitoi bindshëm me gola nga Osaze De Rosaria, Alex Roldan dhe Paul Rothrock, por rezultati mbeti në plan të dytë pas tensioneve të forta që shpërthyen në fund.
Sergio Busquets u pa duke goditur me grusht Obed Vargas, Maxi Falcon mbajti të bllokuar Cody Baker, ndërsa Tomas Aviles goditi me grusht Jackson Ragen.
Në mesin e gjithë kësaj, Suárez debatoi ashpër me Ramirez dhe, sipas pamjeve të shpërndara nga tifozët, e pështyu përpara se të largohej i shoqëruar.
Dënim i rëndë në horizont
Nëse MLS merr shembull nga rastet e ngjashme, sulmuesi uruguaian rrezikon një pezullim të gjatë. Më herët, këtë vit, Borja Sainz i Norëich u pezullua për 6 ndeshje dhe u gjobit me 12,000 euro pas një episodi të ngjashëm. Po ashtu, Héctor Herrera i Houston Dynamo mori një dënim prej 3 ndeshjesh për pështyrje ndaj një gjyqtari.
Një tjetër kapitull i errët në karrierën e Suárezit
Ky incident i fundit shton edhe një herë emrin e Luis Suárezit në listën e polemikave të tij të shumta gjatë karrierës, ku janë përfshirë raste të sjelljeve të dhunshme apo të papranueshme në fushë. MLS pritet të marrë një vendim zyrtar në ditët në vijim, por dënimi duket i pashmangshëm.
This was the moment where Luis Suárez appeared to spit at a member of the Seattle Sounders staff🚨#LeaguesCup #LuisSuarez #InterMiami #SeattleSounders #Soccer pic.twitter.com/bbVX3QIb0T
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) September 1, 2025