SYRI TV/ BE e prerë me Shqipërinë, Kos: Nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësimin

Bashkimi Europian është treguar i prerë me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama duke bërë të qartë që nuk do të ketë anëtarësim në Unionin, sa kohë që nuk do të përmbushen reformat dhe kriteret e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe  lirisë së medias. 

Nga forumi  strategjik i Bledit në Slloveni, Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, i ngriu buzëqeshjen kryeministrit Edi Rama teksa deklaroi se nuk do të  ketë rrugë të shkurtra për në Bashkimin Europian dhe udhëheqësit duhet të vendosin reformat mbi punët e perditshme.

"Nuk ka rrugë të shkurtra. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete ata duhet të realizojnë. Nuk ka rënie shkurt, që do të thotë shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, media e lirë janë të panegociueshme. Të gjitha duhen përmbushur" tha Kos.   

Ndryshe nga ligjërata gjatë fushtës elektorale, pas zgjedhjeve, raporteve kritike nga institucionet e BE-së dhe bllokimit të fondeve për shkak të abuzimeve të qeverisë, Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar retorikë. Gjatë forumit te Bledit, Rama u mundua të anashkalojë kritikat e Komisioneres për Zgjerim, me batuta.

Edhe  Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në fjalën e tij, ju tërhoqi  vemendjen udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor,  duke  ju kërkuar të bëjnë punën e tyre per te shfrytëzuar planin e  zhvillimit të venë në funksion nga Bashkimi Europian.