Leverkusen nis kërkimin për pasuesin e Ten Hag: Xavi, Rose dhe Terzic kandidatët kryesorë
Vetëm pas dy ndeshjeve në Bundesligë, Bayer Leverkusen ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag dhe tashmë është vënë në kërkim të një pasuesi në pankinë.
Sipas Sky Germany, drejtuesit e klubit gjerman kanë zhvilluar bisedime me Xavi Hernandez-in, ish-lojtar e ish-trajner i Barcelonës. Një tjetër emër i përfolur është Marco Rose, i shkarkuar nga RB Leipzig në muajin mars.
Ndërkohë, sipas Fussballtransfers, Leverkusen ka pasur kontakte edhe me Edin Terzic, ish-trajner i Borussia Dortmundit.
Opsione të tjera
Në listën e gjerë të kandidatëve figurojnë gjithashtu:
Roger Schmidt, i cili ka drejtuar Leverkusen në periudhën 2014–2017; Matthias Jaissle, aktualisht trajner i Al Ahli-t në Arabinë Saudite.
Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, stërvitjen e ditës së hënë e ka drejtuar përkohësisht ndihmës-trajneri Rogier Meijer.