Aksidenti në aksin Fier-Vlorë/ Policia jep detaje: Një automjet u përplas me një kamionçinë, identifikohet viktima

Viktima është identifikuar si Ferdinant Hasani 62 vjeç.

Një aksident ka ndodhur përgjatë autostradës Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Mësohet se një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës Ferdinant Hasani 62 vjeç, ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.