SYRI TV/ Nis edicioni i 12-të i ‘Koko Fest’ në Korçë, festivali ndërkombëtar i komedisë

Korça mikpret edicionin e dymbëdhjetë të festivalit ndërkombëtar të Komedisë, i cilësuar “Koko Fest”. Nata e parë e festivalit u hap me shfaqen “Një martesë, një divorc, një funeral”, me regji të Rovena Lules. Në skenë u ngjitën emra të njohur të aktrimit shqiptar, ndërsa në netët në vijim pritet të jepen disa shfaqje shqiptare dhe të huaja.

Syri TV

Nisi në Korçë edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Komedisë “Koko Fest”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, i cili prej vitesh ka sjellë në qytet artistë të shumtë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Festivali u çel me shfaqjen “Një martesë, një divorc, një funeral”, me regji të Rovena Lules, e cila risolli në skenë një histori plot humor për tre mikesha të ngushta, duke përcjellë mesazhin e fortë të miqësisë. Në këtë shfaqje, ndër të tjerë, interpretojnë aktoret e njohura Zamira Kita, Egla Ceno Rita Gjeka dhe Franc Bregu, të cilët sollën për publikun një mbrëmje plot emocione dhe të qeshura.

Sinkrone shume shkurte nga një fjalë këtyre

Ky edicion i Koko Fest do të zgjasë shtatë netë, duke ofruar një program të pasur me shfaqje komedie nga trupa të ndryshme teatrale.