Leximi i mbrëmjes për fëmijët: 20 minuta që bëjnë diferencën
Një mësues ka ndarë një këshillë të vlefshme për prindërit: leximi me fëmijët për 20 minuta çdo mbrëmje është një zakon që përmirëson ndjeshëm aftësitë e tyre gjuhësore dhe të kuptuarit. Sipas tij, fillestarët duhet ta dëgjojnë një libër tre herë – fillimisht për të njohur tingullin e fjalëve, më pas për të kuptuar përmbajtjen dhe në fund për të ushtruar rrjedhshmërinë.
Ndërsa fëmijët më të rritur këshillohet të lexojnë vetë për 15-20 minuta me zë të lartë, ndërkohë që prindërit duhet t’i dëgjojnë dhe t’i ndihmojnë në shqiptimin e fjalëve më të vështira, si dhe t’i nxisin të tregojnë çfarë kanë lexuar. Studimet tregojnë se fëmijët që lexojnë rregullisht zhvillojnë më shpejt shkathtësi gjuhësore dhe arrijnë rezultate më të mira në shkollë.
Ekspertët theksojnë se, edhe pse prindërit mund të jenë të zënë ose të shqetësuar për oraret e gjumit, këto 20 minuta të përditshme janë një investim i çmuar në të ardhmen e fëmijëve. “Nëse i anashkaloni leximet e mbrëmjes, fëmijët do të mësojnë të lexojnë më ngadalë. Por nëse ua kushtoni këtë kohë, mësuesit dhe fëmijët do t’ju falënderojnë,” shkruan KidsActivityBlog.