Tentoi të kontrabandonte 49 celularë, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit. I kishte fshehur në…
Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, për kontrabandë me pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte S. I., në hyrje të portit, policia gjeti të fshehura në kabinë dhjetra celularë të markës iPhone, për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.
Celularët u sekuestruan si provë materiale, së bashku me kamionin dhe dy celularët personalë që përdorte S. I.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Smartphone", për goditjen e kontrabandës së mallrave.
Tentoi të kontrabandonte 49 celularë (iPhone), që i kishte fshehur në kabinën e kamionit, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të territorit, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, mbi bazën e analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, finalizuan operacionin policor “Smartphone”, si rezultat i të cilit u godit një rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë.
Në Port Durrës, në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi S. I, gjetën të fshehura në kabinë, dhjetra celularë (iPhone), për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje.
Celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 celularë që përdorte shtetasi S. I.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.