Berisha: Dokumenti sekret i vitit 2013 i Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Në një kohë kur skena politike ndërkombëtare po tronditet nga akuzat ndaj Xhorxh Sorosit dhe familjes së tij si organizatë kriminale në SHBA, zëri i liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, sjell në dritë një tjetër kapitull të errët të ndikimit të këtij rrjeti global në Shqipëri. Dokumenti sekret i vitit 2013 i përgatitur nga fondacioni i Sorosit në vendin tonë, Berisha tha në konferencën me gazetarët se jo vetëm që parashikonte, por edhe synonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, një regjim i cili sot dominohet nga lidhje të ngushta me krimin dhe korrupsionin.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Bëhet një javë plot që presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale në SHBA, që duhet të hetohen në përputhje me aktin ligjor RICO.
Kjo ngjarje, në pamje të parë, ngjarje e politikës së brendshme të SHBA, por në të vërtetë një ngjarje me rrezatim të fuqishëm botëror sepse rrjeti i Xhorxh Sorosit ka qenë rrjeti më botëror politik gjer sot.
Në rrjetin botëror të Xhorxh Sorosit, fener ndriçues i sorosizmit në Europë ishte dhe u bë Shqipëria e Edi Ramës.
Edi Rama personalisht me vëllanë e tij, me ish-gruan dhe bashkëshorten aktuale, është përfituesi më kryesor material i miliona e miliona parave të këtij fondacioni, i cili ka arritur të grabisë në mënyrë të ndryshme paratë e taksapaguesve amerikanë.
Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme.
Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:
1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.
2-Reformën e drejtësisë.
3-Reformën zgjedhore.
Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri.
Ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore, truri i kësaj reforme përbëhej 100 përqind nga bashkëpunëtorët e fondacionit të Sorosit.
U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve.
Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB.
Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë.
Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit.