Bayer Leverkusen shkarkon trajnerin Ten Hag

Erik Ten Hag është shkarkuar nga Bajer Leverkusen. Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Ten Hag ishte në diskutim për t’u shkarkuar, të paktën që dje. Drejtuesit megjithatë vendosën përfundimisht sot dhe informuan teknikun holandez.

55-vjeçari e ka mbyllur kështu vetëm me tre ndeshje zyrtare. Pas kualifikimit në Kupë në raundin e parë ndaj një ekipi të kategorisë së katërt, Ten Hag u përball me dy ndeshje jo të mira në kampionat.

Humbja me Hofenheim fillimisht më pas barazimi me Verder Bremen, vulosën fatin e tij.

Skuadra gjermane do të drejtohet nga një tjetër emër në vazhdim.