'Do jetojë përgjithmonë në veprën e tij të ndritur'/ Berisha homazhe për Anagnostin: Shpirti i madh i Dhimitrit të dashur të gjejë paqen e merituar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha e përshkruan Anagnostin si një “kollos i regjisë, filmit dhe skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor”.
Ai thekson se Dielli i Anagnostit “perëndoi përgjithmonë”, por vepra dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përgjithmonë.
Berisha shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e Anagnostit dhe bashkëpunimin që kanë pasur, duke i dhënë ngushëllime të sinqerta familjes së tij, përfshirë bashkëshorten Rozën, fëmijët dhe të afërmit.
Ai përfundon postimin me lutjen që shpirti i madh i Dhimitrit të gjejë paqen e merituar.
Trashëgimia e Dhimitër Anagnostit në artin dhe kulturën shqiptare mbetet e paharrueshme, ndërsa komuniteti artistik dhe qytetarët ndajnë dhimbjen për humbjen e tij.
Berisha:
Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN
Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje.
Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë.
Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur.
Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. #sb