Berisha: U bëj thirrje medieve të qëndrojnë fuqishëm, sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura

Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha deklaroi në një deklaratë para godinës së SPAK duke u bërë thirrje mediave që të qëndrojnë fuqishëm, "sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura".

Berisha: Tani, çdo hap do të merret në kolegjialitet të plotë, në debate të hapura me deputetët dhe institucionet e PD-së.

Por, u bëj thirrje medieve të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër 1 i Shqipërisë dhe shqiptarëve sot është censura.

Mos mendoni ju se terrin e tmerrshëm informativ arrijnë ta zhdukin një grup i vogël gazetarësh apo mediesh, të cilat thonë të vërtetën.

Kur mbi 90 përqind e medieve, për shkak të korruptimit kokë e këmbë të tyre bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë.

Prandaj u bëj thirrje qytetarëve që të përdorin sa më shume rrjetet sociale për të bërë transparencë dhe gazetarëve të intensifikojnë denoncimet e tyre.

Në vijm të deklratës së tij kreu demokrat tha se, “Opozita shqiptare do ketë betejë në të gjitha frontet. Do të bëjë gjithçka për tu rikthyer shqiptarëve votën e lirë|.

... “Natyrisht çdo kohë ka risitë e veta”, tha kreu demokrat.