Sheikët e PSG-së dhe Manchester Cityt arrijnë marrëveshjen për Donnarummën
Gianluigi Donnarumma do të mbrojë portën e Manchester Cityt në këtë sezon.
Marrëveshja është arritur me PSG-në për shifrën e 35 milionë eurove.
Largimi i Donnarummës më parë ishte bërë fakt nga PSG-ja, ndërsa destinacioni i ri kishte mbetur për t’u konfirmuar.
Nga ekipi i Cityt do të largohet Ederson.
Sheikët e Cityt dhe PSG-së e arritën marrëveshjen mes tyre.
Nga Franca, Anglia do të jetë një eksperiencë e re për portierin italian.
Ederson ndërkohë do e vazhdojë karrierën te Fenerbahçe, që duhet të paguajë 14 milionë euro për këtë transferim.
Dita e fundit e merkatos po sjell lëvizje mjaft interesante nga Premier League.