Ish-zëvendësministri i Ramës: Pista e garave në Elbasan është një gropë e madhe buxhetore
Pedagogu i financave në Fakultetin Ekonomik, Oltion Rrumbullaku, thotë se pista e garave është një gropë e madhe buxhetore pa asnjë përfitim për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministri i Arsimit në qeverinë e Edi Ramës, thotë se prioriteti i qeverisë nuk është trafiku apo turizmi, por shpenzimi i fondeve në projekte me shumëfishin e kostove reale.
Postimi i plotë i Rrumbullakut
Me sa duket filloi Automotoparku i Elbasanit, një gropë ku do shkojnë qindra milionë euro tendera pa bazë krahasimi.
-Prioriteti numër një i qeverisjes nuk është trafiku apo turizmi.
-Prioriteti numër 1 është shpenzimi i fondeve në një zinxhir tenderash të njëpasnjëshëm ku vetëm shpenzohen fonde me shumëfishin e kostove reale pa asnjë përfitim për qytetarët.
-Automotoparku është ekzaktësisht një projekt i tillë.
-Një gropë buxhetore.
-Planifikohet që Automotoparku i Elbasanit të jetë projekti më i madh i këtij mandati, se bashku me autostradën Peqin-Rrogozhinë.
-S'ka rëndësi Tiranë-Durrës dhe as Bypassi i Elbasanit
Rëndësi ka leku.