Lela: Lufta politike dhe kulturore mes Trump dhe Soros ka prekur edhe Shqipërinë – USAID pjesë e përplasjes globale
Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka komentuar zhvillimet e fundit në SHBA duke i lidhur ato me ndikimin që, sipas tij, ka pasur edhe në Shqipëri përmes strukturave si USAID dhe Fondacioni Soros.
Në ‘Kafe Shqeto’ Lela tha se ajo që po ndodh aktualisht është një vazhdim logjik i luftës së nisur në Amerikë, një përplasje politike dhe kulturore mes Presidentit Donald Trump dhe George Soros, e cila ka përfshirë edhe organizata ndërkombëtare me prezencë aktive në vendin tonë. Ai thekson se financimi i protestave të dhunshme në SHBA dhe përplasjet për kontrollin e institucioneve si gjykatat, kongresi apo bashkitë, janë pjesë e një beteje të gjerë, ku përfshihen figura globale si Elon Musk dhe aktorë të tjerë të politikës amerikane. Shqipëria, sipas tij, nuk është jashtë kësaj lufte, por një pjesë e saj.
ALFRED LELA: Unë mendoj që lufta na zbritur me USAID, pra ka filluar dhe kjo që po ndodh tani është vijim logjik i komisionit DOXH që drejtohej nga Musk, i shkarkimeve dhe spastrimeve të shumta në departamentin e shtetit dhe ajo që ndodhi me USAID. Kjo është vijim logjik, sepse lufta në Amerikë dhe mendoj edhe në shkallë globale duke futur këtu qoftë udhëtimet e Elon Musk, qoftë fjalimin e zëvendës Vance në konferencën e Mynih. Është politike por është dhe kulturore. Janë të dyja.
Politike e dimë se çfarë ka mes Trump dhe Soros dhe pse ndodhi jo tani. Sepse Soros po financon protestat, lëvizjet e dhunshme në DC, Los Angelos dhe në të gjitha qytetet e mëdha amerikane ku ka protesta kundër Trump për mbrojtjen e emigrantëve dhe kundër Trump. Kundër një politike që është themelore-thelbësore e Presidentit Trump.
Pra, kjo rizgjoi si të themi ariun e fjetur, armiqësinë e vjetër. Soros nuk ka bërë kurrë pushim, është çmenduri ta mendosh që një multimiliarder me fuqitë, me paratë që ka, me urrejtjen politike kulturore ndaj Trumpit dhe republikanët.
Lufta për gjykatat, për bashkitë, për kongresin për senatin mes republikanëve dhe Soros, është e hapur. Pra, gjithë ato protesta të dhunshme që shihni kanë mbështetje direkt nga Soros.