Isak te Liverpooli, do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League
Marrëveshja e vitit, më e shtrenjta ndonjëherë në historinë e Premier League.
Alexander Isak do të jetë qendërsulmuesi i ri i Liverpoolit deri në orën 8 të mbrëmjes së sotme, kur dhe mbyllet merkato e verës.
Ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës angleze, pasi është paguar 150 milionë.
Isak do të jetë në Liverpool sot për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës, një sagë që zgjati për pjesën më të madhe të verës dhe përfundoi menjëherë.
Newcastle do të arkëtojë shumën marramendëse, ndërkohë që “reds” vendosin rekordin e 516 milionë eurove të shpenzuara në merkato këtë verë.
Liverpool dhe Newcastle u rikthyen në bisedime pasi “reds” mposhtën 1-0 Arsenalin.
Isak u kishte thënë “magpies” për javë të tëra se nuk do të kthehej kurrë në skuadër, se mesazhi i tij në rrjetet sociale 10 ditë më parë se “një ndryshim është zgjidhja më e mirë për të gjithë” ishte një lamtumirë që nuk linte vend për opsione të tjera.
Kur Newcastle gjeti sulmuesin që e kishte kërkuar gjithë verën, Nick Woltemade (75 milionë euro, një rekord i ri i klubit), situata e Isak u zhbllokua.
Marrëveshja u arrit për 150 milionë euro.
Isak ka shënuar 44 gola në dy sezonet e fundit të Premier League dhe përfundoi i dyti në listën e golashënuesve sezonin e kaluar.